Reagon ShBA: Nuk përkrahim asnjë parti për zgjedhjet e 6 tetorit

15:59 | 1 Tetor 2019
Arbresh.info

ShBA ka bërë të ditur se nuk mbështet asnjë parti politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në komunikatë thuhet se ShBA respekton votuesit të zgjedhin të ardhmen e tyre, shkruan arbresh.info.

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në reagim.

Ndryshe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor ndërsa fushata zgjedhore ka filluar më 25 shtator/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme