Roma ka pësuar një tjetër goditje për shkak se Henrikh Mkhitaryan do të jetë jashtë fushës për tri javë.
Vetëm disa orë pasi Lorenzo Pellegrini u konfirmua se do të jetë jashtë fushës për dy muaj për shkak se ka thyer ashtin e këmbës, AS Roma ka njoftuar se Mkhitaryan është duke u përballur me një problem të ngjashëm, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, Henrikh Mkhitaryan do të qëndrojë jashtë fushave për shkak të një problemi në kofshë.
Megjithatë, pushimi i ardhshëm ndërkombëtar do të thotë se ai mund të humbas më shumë se katër ndeshje për “Giallorossët”, dy në Serie A dhe dy në Evropa Ligë.
Reprezentuesi armen ka shënuar dhe ka asistuar në katër paraqitjet e tij të para për “Giallorossët” qysh pas arritjes nga Arsenali./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?