Google ADS

Gianluigi Donnarumma refuzon kontratën e re nga AC Milani

14:29 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

E ardhmja e portierit Gianluigi Donnarumma në AC Milan është sërish në dyshime.

Corriere dello Sport raporton se portieri 20-vjeçar ka refuzuar një kontratë të re të shtruar në tavolinë nga Milani, transmeton portali arbresh.info.

Marrëveshja do t’i siguronte atij 6 milionë euro në vit dhe në vendimin për të refuzuar atë qëndron agjenti Mino Raiola.

Milani vazhdon të mbetet i përkushtuar për t’i siguruar një kontratë me kushte të reja Donnarummas për shkak se zyrtarët në klub nuk dëshirojnë t’i shesin shërbimet e talentit të ri.

Ndërkohë, Raiola dhe Donnarumma janë duke luajtur një lojë të rrezikshme duke marrë parasysh se në herën e fundit që ata refuzuan kushtet e reja nga “Rossonerët” ata u përballen me një përçarje mes portierit dhe tifozëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme