Google ADS

Sondazh në shtatë rajone të Kosovës: PDK-ja e para me 28.8%

13:45 | 1 Tetor 2019
arbresh.info

Gara për zgjedhjet e parakohshme nacionale të gjashtë tetorit asnjëherë nuk ka qenë më e ndryshueshme në aspektin e statistikave.

Një sondazh i realizuar së fundi në terren nga arbresh.info e nxjerr Partinë Demokratike të Kosovës si fituese të zgjedhjeve të së dielës.

28.80 për qind thonë se do të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo parti, ka kandidat për kryeministër Kadri Veselin.

Qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilën parti politike do të votojnë në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Bazuar në mostrën e rastit, sondazhit i janë përgjigjur qytetarë nga shtatë rajone të Kosovës, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme