Kosova luan kundër Malit të Zi ndeshjen e ardhshme në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020.
Si një sfidë mjaftë e rëndësishme për “Dardanët” drejtë ëndrrës për kualifikim, takimi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 14 tetor, transmeton portali arbresh.info.
Kompania që menaxhon shitjen e biletave, Tick App ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook se biletat do të jenë në dispozicion në treg më 7 tetor nga ora 16:00.
“Biletat e ndeshjes Kosovë v Mali i Zi do të dalin në shitje online më 07.10.2019 në orën 16:00”, shkruan Tick App në postimin e tyre.
Ashtu si në ndeshjet e kaluara, interesimi për të shikuar ndeshjet e kombëtares pritet të jetë tejet i madh./arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...