ORCA dhe Admovere në 22-vjetorin e protestës së studentëve të Universitetit të Prishtinës kanë organizuar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit, raporton arbresh.info.
Marshi ka filluar nga rruga 1 tetori dhe është duke vazhduar drejt Rektoratit.
Qëllimi i këtij marshi është për të çuar deri në fund ecjen që në vitin 1997 u pengua nga forcat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Xhevdet Shoshi pronar i shtëpisë ku ka qenë rektorati i Universitetit të Prishtinës ka kujtuar protestën paqësore të studentëve shqiptarë.
“Historia e asaj kohe na sjellë emocione kombëtare. Protestat e asaj kohe kanë qe protestat më të organizuara të asaj kohe. Aty ishin Ejup Statovci, Albin Kurti e shumë të tjerë dhe grupet e studentëve kanë qenë shumë të organizuara ndërmjet vete dhe prej lart jemi lëshuar teposhtë. Me pas në protestë kanë ardhë policia serbe ku për disa minuta nuk kemi fol dhe as nuk kanë fol, por më vonë ka ardhur urdhri që ata me përdor dhunën. Ata që kanë qenë civilë janë kanë nxanë si profesor Ejupin, Avni Gecin e shumë të tjerë”.
Kujtojmë se protestat e studentëve ishin kruciale në ndërkombëtarizimin e represionit që po bëhej ndaj popullatës shqiptare në Kosovë nga regjimi serb./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?