“Edhe ky vit shkollor ka filluar me problemet e vjetra. Pati vonesa të teksteve shkollore në shumë shkolla në tërë Kosovën, pastaj edhe librat kanë gabime teknike. Problemi tjetër është edhe mungesa e teksteve për klasën e 8-të dhe të 9-të”, ka deklaruar kryetari i Këshillit të Prindërve në Kosovë, Ymret Reshiti. Drejtori i institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë për gazetën se problemet në arsimin parauniversitar janë gjithmonë të pazgjidhura, shkruan sot gazeta Zëri.
Përveç problemeve me tekstet shkollore, Komuna e Kamenicës po ballafaqohet edhe me një problem tjetër, atë të mbylljes se disa shkollave. Kjo gjë u kundërshtua vazhdimisht nga sindikalistët e arsimit, të cilët patën paralajmëruar edhe greva.
Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka thënë për “Zërin” se vazhdimisht janë në kontakte me mësimdhënësit në këtë komunë, por që sipas tij situata është ende e paqartë. “Ne kemi kontakte të vazhdueshme me kolegët tanë atje dhe me kryetarin e Sindikatës së Arsimit Fillor dhe të Mesëm në Kamenicë. Gjendja nuk është e mirë. Ajo që është e keqe është se kryetari Kastrati vazhdon me idenë e tij dhe ne kemi kërkuar ndërhyrjen e MASHT-it, kryesisht me Drejtorinë e Departamentit për Arsimin Parauniversitar, në mënyrë që ai të ndërhyjë që çështja atje të sqarohet. Është një situatë e paqartë, është një situatë që nuk e di se pse ndodhi”, ka thënë ai.
Jasharaj ka thënë se institucionet arsimore në vend janë duke heshtur sa i përket situatës së krijuar në Komunën e Kamenicës.
Sipas tij, kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati është duke u angazhuar edhe më tej në projektin për mbylljen e shkollave. “Deri tani vetëm shkolla në Busavatë, që ka 117 nxënës, ende mbetet e hapur, ndërsa shkollat tjera mund të konsiderojmë se nuk funksionojmë. Është e keqe edhe heshtja e institucioneve, sepse ato duhet të reagojnë ngase vetë kanë thënë se institucionet arsimore i themelon shteti dhe të tillat mund të vendosë t’i mbyllë vetëm institucioni qendror. Është një heshtje e të gjithëve dhe kryetari i Kamenicës siç duket do të vazhdojë me angazhimet që të realizojë idenë e tij, e cila nuk është e qëlluar”, ka thënë ai.
Përndryshe, ai ka vlerësuar se çështja e shkollave në këtë komunë duhet të rregullohet në nivel vendi. “Besoj që do të ishte më mirë që kjo çështje të rregullohet në nivel të vendit, ngase shteti do të garantonte të përgjigjej në pyetjet se çdo të bëhet me mësimdhënësit që do të mbesin të papunë, çfarë me nxënësit që do të udhëtojnë për në shkollat tjera. Këto përgjigje nuk i kemi për momentin. Në Kamenicë e kemi një situatë të mjegulluar”, ka thënë ai.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh