“Integrimi n’shqip” është studimi i prezantuar të martën në Prishtina nga Qendra e Shqipërisë për Konkurrueshmëri dhe Tregti Ndërkombëtare (ACIT) dhe Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK).
Me këtë rast drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka përmendur sfidat e Kosovës për integrim evropian, shkruan arbresh.info.
“Sfidat sistematike që Kosova ballafaqohet për integrimin evropian është mos njohja nga 5 vende anëtare të BE-së, kemi pa që përkundër mos njohjes BE ka arritur të bëj një fiskulturë me arritjen e marrëveshjes së stabilizim-asocimin por nuk do të jetë e mundshme për të arritur statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. E dyta është mungesë e dëshmive për një sinqeritet dhe bindje të thelle politike për të marrë reforma në rrugën tonë integruese,. Që nga shpallja e Pavarësisë nuk mund të gjejmë raste kur vendimmarrësit politikë kanë marrë vendime të tilla”, ka thënë ai.
Shaha ka folur edhe për marrëveshjet Kosovë-Shqipëri dhe zgjerimin e bashkëpunimit.
“Bashkëpunimi Kosova-Shqipëri në fushën e integrimit është obligim ligjor dhe janë tri marrëveshje që kanë arrit në fushën e integrimit Evropian. Ne rekomandojmë zgjerimin e bashkëpunimit në vetëm edhe dy fushat të tjera, të dy vendet janë duke kaluar në procese intensive. Grupi i parë të jetë ai për reforma evropiane.
Ndërsa Andi Dobrushi ,drejtor i fondacionit për shoqëri të hapur në Shqipëri.
“Procesi I integrimit është një prej më të rëndësishmet në vendet në rajon dhe në mënyrë të veçantë për dy vendet tona. Ky inaugurim është pjesë e një projekti shumë të madh, kemi zgjedhe disa fushata të caktuara për të parë si konkretizohet ky bashkëpunim sepse viteve te fundit politika e dy vendeve ka marrë nisma të caktuara”, ka thënë ai./arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...