Një politikan kosovar i cili takoi vetëm një herë presidentin Donala Trump po bën përpjekje për të përdorur foton për fitore të zgjedhjeve.
Kështu nis artikullin gazeta NYPost për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton portali arbresh.info.
Kadri Veseli, kandidat për kryeministër në shtetin e vogël ballkanik, bëri një foto me Trumpin në Washington, DC më 2017, e tani këtë imazh e ka vendosur në tërë kryeqytetin, Prishtinë me shpresën se do ta ndihmojë të fitojë zgjedhjet, thuhet tutje.
“Për dallim nga rivalët e mi, unë jam kandidati i vetëm që vazhdoj të promovoj një partneritet të fortë dhe publik me SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë Trump,” tha Veseli në një prononcim për The Post.
Një tabelë e madhe me fotografinë gati 3-vjeçare – duke treguar dyshen në kostum të ngjitur pranë njëri-tjetrit para flamujve të vendeve të tyre përkatëse – u rrit të hënën, thanë burimet.
Imazhi i njëjtë gjithashtu u vendos në një bllok apartamentesh në Prishtinë.
Të dy tabelat dhe posteri përmbajnë një flamur për Partinë Demokratike të Veselit.
Veseli u takua me Trump në Lutjet e Mëngjesit më 2017 në Washington, DC. Në këtë ngjarje, Trump “menjëherë njohu … shqetësimin për Kosovën dhe rajonin tonë në tërësi,” tha Veseli.
Kosova – e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 – njihet si komb nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA, por Serbia dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian ende refuzojnë ta pranojnë atë.
“Njerëzit e Kosovës e kuptojnë se një Amerikë e fortë do të ndihmojë që Kosova të bëhet më e fortë,” tha Veseli.
Veseli, i cili është kryetari parlamentar i Kosovës dhe drejtuesi i partisë së tij, është duke e quajtur veten si tifozi më i madh i Trumpit në fushatë zgjedhore./arbresh.info/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së