Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas ndeshjes derbi mes Manchester United dhe Arsenalit në Old Trafford mbrëmjen e kaluar (e hënë).
Kapiteni i ri i “Topçinjve”, i cili mori shiritin në formë të përhershme te skuadra angleze javën e kaluar, ka lavdëruar skuadrën për “performancën e fortë” si mysafirë në takimin e xhiros së kaluar në Premierë Ligë që përfundoi baras 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
“Luftë intensive në Old Trafford dje. Urime të gjithë skuadrën për performancën e fortë”, shkruan Xhaka në profilin e tij në rrjetin social Instagram.
27-vjeçari u kritikua ashpër nga tifozët dhe analistët për “largimin e kokës” në supergolin e “Djajve të Kuq” në shtëpi, por Unai Emery i doli në mbrojtje duke hedhur poshtë diçka të tillë.
Arsenali luan ndeshjen e ardhshme ndaj Standard Liege në Evropa Ligë në kuadër të grupeve dhe Xhaka pritet të pushohet për këtë takim nga trajneri spanjoll./arbresh.info/
BQK dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi lidhur me ...
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi