Google ADS

Barcelona ende pas shërbimeve të Willian

10:47 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Barcelona është ende duke vëzhguar situatën e anësorit Willian te Chelsea para merkatos dimërore të transferimeve.

Barcelona është duke menduar të shtroj një tjetër ofertë për Willianin, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratë të re te Chelsea dhe do të jetë në dispozicion falas për largim gjatë verës tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti ka qenë duke kërkuar shërbimet e reprezentuesit brazilian për thuajse 10 vite që nga koha e tij te Shakhtar Donetsk, por përfundimisht mund të sigurojnë shërbimet e tij gjatë 2020-ës.

Anësori ka refuzuar të nënshkruaj kontratë të re me “Blutë” dhe mund të filloj negociatat në janar me ndonjë klub të huaj para se t’i përfundoj kontrata e tij më 30 qershor të vitit 2020.

Bazuar në një raport nga Mundo Deportivo, Barcelona është ende e interesuar në nënshkrimin me brazilianin dhe situata në Stamford Bridge është duke i bërë ata edhe më të favorshëm për të reaguar.

Problemi i vetëm i gjigantit katalunas është mosha e Willianit për shkak se ai së fundmi ka mbushur 31 vjeç dhe bordi i klubit dëshiron më shumë të fokusohet në lojtarë të rinj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme