“Shumë indikatorë tregojnë se askush tjetër përpos Izraelit nuk dëshiron luftë në rajon”, ka thënë kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi
Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi akuzoi Izraelin se qëndron prapa sulmeve ndaj grupit të milicisë Hashd al-Shaabi.
Në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Jazeera të transmetuar të hënën Abdul-Mahdi akuzoi Izraelin për herë të parë për shënjestrimin e drejtpërdrejt të pozicionieve të grupit Hashd al-Shabbi.
“Hetimet për shënjestrimin e disa pozicioneve të Hashd (al-Shabbi) tregojnë se këtë e ka bërë Izraeli”, tha ai.
Së fundmi janë shënjestruar disa depo municionesh të grupit Hashd al-Shaabi. Grupi akuzoi Izraelin për kryerjen e sulmeve.
“Shumë inikatorë tregojnë se askush tjetër përpos Izraelit nuk dëshiron luftë në rajon”, deklaroi kryeministri irakian.
“Hyrja në luftë mund të ndodhë në çdo moment, me një vendim të vetëm, por dalja nga ajo mund të jetë e komplikuar dhe e ashpër”, theksoi Abdul-Mahdi./AA
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...