Të hënën rreth mesditën një grua në Pejë është goditur nga treni.
Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan arbresh.info.
E Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura.
“Raportohet se në rrethana ende të panjohura viktima femër K/Shqiptare është goditur nga treni, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e Policisë.
PK ka njoftuar gjithashtu se trupi I pajetë I viktimës është dërguar për Obduksion.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet më tej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...