Krzystof Piatek në Barcelonë si zëvendësues i Luis Suarez?

09:49 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Barcelona raportohet se ka identifikuar sulmuesin e AC Milanit, Krzysztof Piatekin, si një zëvendësues të mundshëm të Luis Suarezit.

Edhe pse uruguaiani vazhdon të mbetet në formacionin startues të Ernesto Valverdes, ka pasur spekulime në lidhje me të ardhmen e sulmuesit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

32-vjeçari ka pasur kontratë deri më 2021 dhe Calciomercato pretendon se Barcelona ka nisur të mendoj për alternativat.

Raporti thotë se Piatek është në mendjet e tyre pasi 24-vjeçari ka shënuar 11 herë nga 24 paraqitje në San Siro që nga fillimi i vitit.

Barcelona besohet të jetë e gatshme për të paguar 44 milionë funta për të finalizuar marrëveshjen, ndonëse Milani me gjasë do të kërkojë më shumë se kjo shifër.

Piatek ka ende edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij me skuadrën italiane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme