Mbrëmjen e sotme (e martë) do të zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të kompeticionit kryesor evropian.
Të gjithë adhuruesit e futbollit do të jenë para televizorit gjatë mbrëmjes për të shikuar ndeshjet e xhiros së dytë në fazën e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Në ora 18:55 fillojnë ndeshjet Atalanta – Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid – Club Brugge KV.
‘Los Blancos’ kërkojnë gjithsesi tri pikë të plota në Bernabeu pas disfatës së thellë 3 me 0 të pësuar në ndeshjen e raundit të parë kundër Paris Saint Germainit.
Në ora 21:00 fillojnë gjashtë takime të mbetura: FK Crvena Zvezda – Olympiacos Piraeus, Galatasaray – Paris SG, Juventus – Bayer Leverkusen, Lokomotiv Moscow – Atletico Madrid, Manchester City – Dinamo Zagreb dhe kryendeshja Tottenham Hotspur – Bayern Munich.
Pra, ndeshja më e madhe e mbrëmjes së sotme është përballja në stadiumin “Tottenham” mes finalistit të Ligës së Kampionëve dhe Bayern Munichut./arbresh.info/
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...