Këngëtarja, Çiljeta Xhilaga është e vendosur që në jetë, të mos merret vetëm me këngën, por të ketë edhe një biznes të sajin. Disa vite më parë, Çiljeta eksploroi në fushën e dyqaneve të veshjeve luksoze, por duket se nuk pati sukse, dhe përfundoi duke e mbyllur.
Pas dështimit në biznesin e butiqeve, Çiljeta vendosi që bashkë me kushërinjtë e saj të operojë në një tjetër fushë, atë të restoranteve. “Piceri Berlusconi” është restoranti që u hap, i cili rezultoi i suksesshëm.
Por, ditën e djeshme ka treguar se në të njëjtin emër me butikun që nuk pati sukses vite më parë, Çiljeta ka hapur një qendër estetike dhe parukerie. “Just Çiljeta”, është biznesi që ka marrë jetë këto ditë, dhe këngëtarja e ka promovuar në rrjete sociale./lexo/
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...