Google ADS

Beyonce dhe Adele do të vijnë me një bashkëpunim

23:16 | 30 Shtator 2019
A. B.

Interneti u bë i bezdisshëm gjatë kësaj fundjave, më saktësisht për lajmin që Adele dhe Beyoncé po vijnë në një bashkëpunim me frontmenin e ‘Coldplay’, Chris Martin.

E gjitha filloi kur frontmeni i ‘One Republic’, Ryan Tedder, i tha radiostacionit Z100 në New York që kjo po ndodhte në albumin e ri të këtij grupi.

“Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, ka thënë Tedder.

https://twitter.com/Z100NewYork/status/1178042690702921728?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1178042690702921728&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fparalajmerohet-nje-bashkepunim-mes-beyonces-dhe-adele%2F

 

I njëjti ka bashkëpunuar më herët me Beyoncen për këngën “Halo” e po ashtu edhe me Adele për këngën “Rumor Has It”, teksa dueti i tyre do jetë pjesë e albumit të tij të ri.

Adele ka deklaruar kohë më parë se është adhuruese e Beyonces dhe në çmimet ‘Grammy’ dëshironte të ndante kupën e saj me të, pasi albumi “Lemonade” meritonte çmimin “Albumi i vitit”, sipas artistes 31-vjeçare.

Ky bashkëpunim mes dy divave të muzikës botërore pritet prej shumë kohësh dhe kjo natyrisht se do ishte një surprizë mëse e bukur nga ana e tyre./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme