Google ADS

Bolton lëshon alarmin për Korenë Veriore

22:20 | 30 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Një fjalimin e parë pas largimit nga detyra, ish-këshilltari i Trump, John Bolton ka lëshuar alarmin për Korenë Veriore.

Sipas tij vendi i izoluar nuk ka ndërmend të heq dorë nga armët nukleare, transmeton portali arbresh.info

Bolton ka theksuar se nga kjo ngecje përfiton Pheniani.

“Duket e qartë se Pheniani nuk ka marrë asnjë vendim strategjik për të hequr dorë nga armët nukleare. Në fakt, unë mendoj se e kundërta është e vërtetë,” tha Bolton.

Në rrethanat aktuale, tha Bolton, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un “kurrë nuk do të heqë dorë nga armët bërthamore vullnetarisht”.

Bolton është larguar nga administrate e Trump para tre javësh dhe arsyetimi i Donald Trump për largimin e tij ishte se ‘nuk pajtohej me sugjerimet e tij’.

Bolton, këshilltari i tretë i larguar nga Trump, i kishte bërë presion presidentit që të mos hiqte dorë nga presione karshi Koresë Veriore, pavarësisht përpjekjeve diplomatike.

Në fjalën e tij për CSIS, Bolton lëshoi një mori paralajmërimesh për mënyrën sesi Uashingtoni po merrej me kërcënimin e Koresë së Veriut, nga sanksionet që nuk zbatohen në mënyrë efektive dhe vetëkënaqësia e SHBA për testimin e raketave të Pyongyang deri në pezullimin e “lojërave të luftës” me Korenë e Jugut.

“Unë mendoj se tani jemi në një bllokim klasik me Korenë e Veriut,” tha Bolton. “Ata duan një pjesë të diçkaje që ne nuk duhet të jemi të përgatitur t’u japim atyre.”

Boltoni, arkitekti kryesor i qëndrimit të ashpër të Trumpit ndaj Iranit, gjithashtu kishte argumentuar kundër sugjerimeve të Trumpit për një takim të mundshëm me udhëheqjen iraniane dhe mbrojti një qasje më të ashpër ndaj Rusisë dhe, së fundmi, Afganistanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme