Google ADS

Xhaka kapiten i Arsenalit kundër Manchester United

20:57 | 30 Shtator 2019
A. B.

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Manchester United dhe Arsenal.

Manchester United e pret në Old Trafford Arsenalin me disa mungesa.

Mungesa e madhe e ekipit të Solksier është Anthony Martial por që të veshtirësohen gjërat Unitedit në këtë ndeshje ju mungon edhe Wan Bissaka dhe mbrojtësi Dallot.

Megjithatë, për këtë ndeshje në dyshim ka qenë Paul Pogba por ai ka startuar kurse vijës së sulmit i prin edhe Marcus Rashford dhe i riu James.

Në anën tjetër Arsenali ka udhëtuar në këtë takim pa Mesut Ozil dhe transferin e tyre më të ri, Kieran Tierney.

Arsenali në sulm ka startuar edhe me talentin e tyre më të ri, Bukayo Saka si dhe me Nicolas Pepe e Aubameyang.

Në këtë ndeshje, ashtu siç është pritur, kapiten i Arsenalit është kosovari Granit Xhaka.

Formacionet zyrtare:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme