Nuk do të ketë minierë në Ilovicë dhe Shtukë. Komisioni refuzoi ankesën e kompanisë ‘Euromaks resoris’, që u ngrit pas vendimit qeveritar për refuzimin e kërkesës për eksploatim në malin Ograzhden.
Lajmin e përshëndetën aktivistët kundër minierave të jug-lindjes, që presin reagim nga Qeveria edhe për koncesionet tjera të dhëna në këtë pjesë të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është vendimi rëndësishëm, për shkak se do t’i inkurajojë të gjithë ata që nuk besonin se do të arrijmë, do të inkurajojë të gjithë ne të cilët luftuam gjatë këtyre viteve që të punojmë edhe në të ardhmen që të anulohen të gjitha koncesionet e dhëna për hulumtime gjeologjike. Por ky vendim është për këtë minierë. Ka koncesione të dhëna në Dvorishte, në rajonin e Berovës dhe Pllavush. Besoj se vendimi i komisionit është fillimi i fundit për të gjithë jug-lindjen. Pres reagim nga Qeveria edhe për koncesionet tjera”, tha aktivisti kundër minierave, Stojan Velkov.
Vendimi i komisionit e kanë marrë edhe në kompaninë ‘Euromaks resoris’. Ato nuk sqarojnë se cilët do të jenë hapat e tyre të mëtutjeshëm./Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...