Meta pret në takim Mustafën: Shqipëria dhe Kosova çdo herë në krah të njëra-tjetrës

19:33 | 30 Shtator 2019
L G

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Ekrem Mustafa.

Lajmin për këtë takim kreu i shtetit shqiptar e ka bërë publik në llogarinë e tij në Facebook.

“I lumtur t’i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.

Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme