Prej 30 shtatorit janë hedhur në qarkullim kartmonedhat 200 dhe 5000 lekëshe. Sipas Bankës së Shqipërisë, kartmonedhat e reja kanë elementë të lartë sigurie, ku veçohet polimeri te prerja 200 lekëshe. Në 2020 pritet të hidhet në qarkullim edhe kartmonedha 10 mijë lekëshe.
Nga 30 shtatori këto dy kartmonedha të reja do të hidhen në qarkullim në vendin tonë. Bëhet fjalë për kartmonedhën 200 lekëshe dhe 5000 lekëshe.
Dizenjo e re sipas Bankës së Shqipërisë vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuar, ku spikat materiali prej polimeri tek kartmonedha 200 lekëshe duke e bërë atë edhe më rezistente.
Zv/Guvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj ndau me një grup fëmijësh gjatë fushatës së sensibilizimit disa detaje për kartmonedhat dhe njoftoi që në 2020 do hidhet në qarkullim edhe karmonedha 10 mijë lekëshe
Gjatë njohjes nga afër me kartmonedhat e reja fëmijët shprehen për mikrofonin e ABC News edhe preferencat e tyre për këto kartmonedha me standarde evropiane.
Banka e Shqipërisë do të vijojë sensibilizimin edhe në javët në vijim për kartmonedhat e reja që u hodhën në qarkullim, si dhe për ato që pritet të hidhen së shpejti. /ABC News Albania
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...