Arrestohet një person që postoi shitjen e votës
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin e dhënies apo marrjes së ryshfetit në lidhej me votim.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i njëjtin në një ëebfaqe ka postuar shitjen e votës, shkruan arbresh.info.
“Lidhur me rastin me datën 29.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një web faqe ka postuar shitjen e votës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendi të prokurorit pas intervistimit.
Ndryshe zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 6 tetor ndërsa në web faqe të ndryshme janë publikuar dhjetëra oferta për shitje të votës./arbresh.info/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...