Policia jep detaje për gruan që ra nga kati i dytë i ndërtesës

12:20 | 30 Shtator 2019
Arbresh.info

Një grua është gjetur e vdekur mëngjesin e së dielës në Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima dyshohet të ketë rënë nga kati i dytë i një ndërtese, shkruan arbresh.info.

Në raportin e Policisë thuhet gjithashtu se në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës.

E me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme