Ka shkuar në 30 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit që e goditi provincën lindore të Maluku-t në Indonezi. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive, ndërsa bëhet e ditur se mijëra persona po vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e strehimit.
Tërmeti me magnitudë prej 6.5 shkallësh të Rihterit e goditi pjesën lindore të Indonezisë të enjten, me ç’rast i dëmtoi qindra shtëpi, ndërtesa publike dhe infrastrukturën, përfshirë urën kryesore në qytetin Ambon.
Zyrtarët fillimisht kishin raportuar se tërmeti i ka shkaktuar 20 viktima, ndërsa besohet se shumica e njerëzve kanë vdekur nga shembja e rrënojave.
Një zëdhënës tha se 150 njerëz janë lënduar, ndërsa mbi 200 mijë të tjerë po vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e strehimit për shkak të shkatërrimit të shtëpive dhe banesave të tyre.
Njerëzit që jetojnë afër brigjeve të oqeanit janë vendosur në terrene më të larta për shkak të frikës nga një cunami i mundshëm, ndonëse autoritetet e kanë përjashtuar mundësinë e krijimit të valëve të mëdha.
Indonezia shtrihet brenda rrezes së të ashtuquajturës “Unazë e zjarrtë”, e cila është zonë me aktivitet të lartë sizmik, dhe shpesh goditet nga tërmetet vdekjeprurëse dhe cunamet.
Në shtator të vitit të kaluar, më shumë se 4 mijë veta humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit, i cili e goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, shkruan “Reuters”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...