Google ADS

Kuçi: Programi i PDK-së do t’ia rris vlerën shtetit të Kosovës

00:12 | 30 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Hajredin Kuçi ka thënë se dinamika më e madhe e zhvillimeve pozitive në këtë vend ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së.

Kuçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ndjehet keq kur sheh premtimet që PDK ka bërë në të kaluarën.

Ai ka thënë se PDK ka realizuar premtimet për shpalljen e Pavarësisë, subvencionimin e bujqve dhe rritjen e pagave.

“Kemi mbaruar edhe detyrat sa i përket liberalizimit të vizave, me përjashtim të dy kushteve që na kishin mbetur pa plotësuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se disa premtime që kanë mbetur pa u realizuar janë pasojë e mos drejtimit të qeverisë nga PDK-ja.

Kuçi thotë se sukseset që kanë ndodhur në Kosovë identifikohen me qeverisjen e PDK-së.

“Dinamika më e madhe që ka mundur t’i ndodh një vendi ka ndodhur kur PDK ka marrë qeverinë në vitin 2008”.

Ai thotë se suksesi i PDK-së në ato vite dëshmohet me rritjen e vazhdueshme të numrit të votave që ajo parti ka marrë pas fitores në vitin 2007.

“PDK në këto zgjedhje do të del me një projekt tjetër që do t’ia rris vlerën shtetit të Kosovës”, tha ndër të tjera Hajredin Kuçi.

Të ngjashme