Google ADS

Perisic ende e vajton dështimin e transferimit në Manchester United: “Ishte e dhimbshme…”

23:56 | 29 Shtator 2019
Arbresh Info

Kanë kaluar vite, por Perisic vazhdon të vajtojë dështimin e transferimit në Manchester United.

Ivan Perisic, i cili iu bashkua Bayern Munichut në formë huazimi nga Interi me të drejtën e blerjes në fund të sezonit – dy vite më parë ishte afër të transferohet në “Old Trafford”.

Atë e kishte kërkuar Jose Mourinho, madje edhe e kishte telefonuar, por në fund Interi dështoi të arrijë marrëveshje me “Djajtë e Kuq”.

“Sa afër keni qenë për të shkuar atje? Shumë afër”, u përgjigj Perisic. “Ka qenë diçka e mrekullueshme kur më ka telefonuar Jose Mourinho. Ishte e vështirë t’i them jo. Në fakt, shumë doja që t’i bashkohem atij dhe të luaj për Unitedin”.

“Ka qenë ëndërr e imja që të luaj në liga të mëdha. Por nuk ndodhi. Ishte e dhimbshme për mua. Por, s’dua të hyjë në detaje. Unë zbulova vetëm arsyet e vërteta dy vjet më vonë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme