Reagon Haki Abazi pas publikimit të videos së rrahjes me Dardan Molliqajn dhe rojën e tij

23:55 | 29 Shtator 2019
A Z

Pas publikimit të pamjeve ku shihet përleshja mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, ky i fundit ka reaguar duke treguar përsëri se pas incidentit Abazi ka respektuar procedurat duke pritur policinë dhe duke deklaruar në staconin e policisë në Fushë-Kosovë.

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes tha se procedurat tjera i takojnë institucioneve përgjegjëse si policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës.

Ai gjithashtu falënderoi ata që e përkrahën dhe besuan në institucionet e drejtësisë.

Krejt në fund tha se përgjigjja më e mirë dhe më e merituar për të gjithë ata që nuk durojnë dijen është kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156444552555718

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme