Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur disa tubime me qytetarë në Mitrovicë.
Kreu i PDK-së, një herësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka mbajtur disa takime me qytetarët në Mitrovicë.
Ai ka thënë se bashkëvendësit e tij, si asnjëherë më parë, janë në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
Mitrovica e ka bërë hapin e parë drejt fitores së 6 tetorit, kësaj dite historike për Kosovën. Bashkëvendësit e mi, si asnjëherë më parë, janë në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ne do ia kthejmë shpresën rinisë sonë, sepse e kemi guximin, vendosmërinë dhe planin e duhur për ta bërë këtë.
Si Kryeministër do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë dhe do t’u ofroj të rinjve një të ardhme këtu. Do t’i mbështesim më shumë ndërmarrësit e rinj dhe do të investojmë në kompani të reja, duke mos i ngarkuar ato me taksa.
Ne do ta luftojmë korrupsionin dhe do të hapim vende të reja të punës në Mitrovicë dhe anekënd Kosovës.
Qyteti im i dashur, numri 112 është numri i shpëtimit. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës! #PDK112.
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s