Austri, partia e Sebastian Kurz drejt fitores në zgjedhje

21:25 | 29 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Partia Popullore konservatore e Austrisë, e udhëhequr nga ish-kancelari Sebastian Kurz, duke se po shkon drejt një fitore të qartë në zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas exit pollit, partia e Kurs ka fituar rreth 37% të votave, transmeton portali arbresh.info

Ish partneri i tyre i koalicionit, Partia e ekstremit të djathrë Liria, ka marrë rreth 16 përqind të votave, duke shënuar kështu rënie të thellë.

Zgjedhjet e parakohshme në Austri u thirrën pas një skandali që bëri që qeveria e mëparshme e koalicionit të bie.

Vendvotimet u hapën në orën 7:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 17:00, sipas kohës lokale. Rreth 6.4 milionë njerëz i janë drejtuar kutive të votimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme