Dallku i emocionuar dhe i gëzuar me fitoren ndaj Vushtrrisë

20:21 | 29 Shtator 2019
Arbresh Info

Prishtina ka vazhduar serinë e fitoreve, kësaj radhe si mysafire e ka mundur Vushtrrinë, me rezultat bindës 3:0.

Golat për bardhekaltrit e kryeqytetit i shënuan Alban Shillova, Nertil Hoxhaj dhe Armend Thaqi.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e treta nën urdhrat e Armend Dallkut.

Pas ndeshjes, Dallku është shprehur me emocione për fitoren ndaj ish-skuadrës së tij, derisa ka sqaruar edhe deklaratën e tij dhënë javën e kaluar.

“Isha i emocionuar para ndeshjes për rikthimin në Vushtrri por fitorja e sotme më ka gëzuar tejmase”, tha fillimisht Dallku.

“Jam i bindur se ndeshjen e radhës do ta luajmë më qetë, teksa porta e paprekur shton gëzimin tim”, vlerësoi Dallku.

“Sa i përket lajmit se kam kritikuar Mirel Josën për përgatitje fizike, kjo s’është aspak e vërtetë. Ai është miku im dhe në stafin tim e kam ndihmësin e tij”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme