Google ADS

Liridon Leci vjen me talljen e ditës pas fitores së Dritës ndaj Gjilanit

20:09 | 29 Shtator 2019
Arbresh Info

Drita e ka fituar derbin e madh të Superligës kundër rivalit lokal, Gjilanit, me rezultat 1:0.

Si zakonisht kjo ndeshje solli spektakël në tribuna nga tifozeritë e të dyja skuadrave, derisa përcaktues ishte goli i shënuar nga Ardian Cuculi.

Cuculi shënoi në minutën e 29-të pas harkimit të Xhevdet Shabanit.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Dritës Liridon Leci është përkujdesur për talljen e ditës.

Leci është tallur me Gjilanin duke shkruar: “0:1”, por edhe duke i vendosur një fotografi shumë banale.

Ndryshe, Drita me fitoren e sotme ngritet në vendin e dytë, kurse Gjilani bie në vendin e gjashtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme