Hong Kongu ka kaluar të dielën e radhës të protestave masive pro-demokracisë dhe kundër regjimit të Kinës. Edhe këtë herë manifestuesit kanë përdorur bomba me benzinë, gurë dhe objekte të tjera ndaj policisë.
Policia në Hong Kong është detyruar të përdorë pompa me ujë, plumba gome dhe gaz lotësjellës për të zmbrapsur protestuesit e pajisur me bomba molotov dhe sende të tjera. Bëhet fjalë për të dielën e radhës të protestave, që kanë përfshirë ish-koloninë britanike prej më shumë se tre muajsh. Trazirat e kësaj të djele erdhën pas një nate të kaluar me përplasje mes policisë dhe manifestuesve, të cilët ndezën zjarre në rrugët e rajonit autonom të Kinës.
Ndërkohë, protesta më masive pritet të mbahen më 1 tetor, kur është dhe 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Gjatë së dielës, policia qëlloi me gaz lotësjellës nga tarraca e Këshillit Legjislativ të Hong Kongut për të shpërndarë turmat e njerëzve, të cilët, të veshur me maska të zeza përdorën çadrat që kishin marrë me vete për t’u mbrojtur nga gazi. Të tjerë hodhën bombola gazi ndaj forcave të rendit, si dhe ngritën barrikada duke përdorur objekte të ndryshme.
Në një nga zonat kryesore të Hong Kongut, protestuesit i vunë flakën hyrjes së një stacioni metroje, ndërsa disa u përpoqën të shkatërronin kamerat e bankomateve të Bankës së Kinës, por pa sukses. Ndërkohë, një tjetër bombë molotov ra në oborrin e zyrave të qeverisë qendrore, ku dritare të shumta u thyen. Nga ana e saj policia, pasi përdori mjetet në dispozicion kreu arrestime të shumta. /ABC News Albania 24/7
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...