Një person, i cili po udhëtonte me motoçikletë mbeti i plagosur pasi u përplas nga treni i linjës Tiranë-Shkodër.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:30 minuta tek mbikalimi i hyrjes për në qytet, sapo treni ka lënë stacionin e Laçit.
Drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Laçit ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Shkak është bërë ndërprerja e rrugës së menjëhershme të trenit nga ana e motoçikletës, e cila pavarësisht se kishte të ulura trarët që pengon kalimin e mjeteve në rrugë, nuk është marrë në konsideratë nga drejtuesi i motoçikletës./oranews/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...