Në Bypass-in e Fierin po punohet për të bërë të mundur hapjen për qarkullimin e automjeteve edhe të korsisë tjetër, duke lehtësuar qarkullimin drejt jugut të vendit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektoi punimet ku u njoh me ecurinë e tyre nga ana e inxhinierëve të kompanisë.
Ka nisur asfaltimi i korsisë së dytë në Bypass-in e Fierit. Koha për të përfunduar këtë aks të rëndësishëm të jugut nuk është larg.
“Ndërkohë kemi filluar dhe vendosjen e gominave në shtatë mbikalimet dhe brenda tetorit do t’i hedhim të gjithë trarët te mbikalimet. Jemi plotësisht në rregull me grafikët. Kuptohet, në nëntor ne kemi për të përfunduar këtë korsi, në nivelin që është. Është një premtim që ne e kemi dhënë para njerëzve këtë gjë dhe pa diskutim do ta bëjmë”.
“Ne arritëm në këtë segment diçka shumë të rëndësishme, që ishte dorëzimi dhe hapja e karrexhatës së majtë për sezonin veror. Kjo është një gjë për të cilën unë ju kam përgëzuar, kryeministri gjithashtu dhe padyshim shpresojmë që ju ta mbani premtimin dhe në karrexhatën e djathtë. Çfarë duhet është që të përshpejtojmë ritmet. Këtu po punohet me ritme shumë të mira por për shkak se jemi në shtator dhe po vjen dimri pastaj gjërat nuk do jenë më në dorën tuaj apo tonën përsa i përket motit”.
Sa i takon problematikës së shpronësimeve, që preken nga kjo vepër por edhe në veprat e tjera që janë në proces, ministrja Balluku bëri të ditur se do të marrin zgjidhje me ngritjen e Agjencisë së Shpronësimeve për Interes Publik, për të cilën Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se është duke u punuar për të qenë gati brenda muajit tetor.
“Shpronësimet janë arsyeja kryesore pse disa nga projektet tona kanë mbetur për momentin dhe ne kemi vendosur t’i japim dhe një zgjidhje, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po punon për ngritjen e një strukture që do jetë Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik mendojmë që brenda muajit tetor do jemi gati për të ngritur këtë agjenci të re ku do jenë të përqendruara të gjitha instancat që merren me shpronësimet. Pra të gjithë specialistët dhe të gjitha njësit që janë të shpërndara sot nëpër ministri dhe shpresojmë që do t’i japim një shtysë përpara të gjithë kësaj procedure kaq problematike për projektet tona”.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë falënderoi gjithashtu edhe Policinë e Shtetit si dhe atë Rrugore për menaxhimin që i bën qarkullimit në këtë segment gjatë sezonit veror. /ABC news Albania 24/7
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...