Google ADS

‘Top Modelat e Labit’ i kushtuan Telekomit 7 mijë euro

15:58 | 29 Shtator 2019
L G

Telekomi i Kosovë nuk ndihmoi vetëm profesionistët. Ndërmarrja sponsorizoi edhe të rinjtë që ëndërronin sallat gjigante të spektakleve të bukurisë. Në vazhdën e saj afër 10 mijë euro ndau për emisionin që mblidhte fillestarët në këtë profesion.

Në dokumentin e shpenzimeve dhe sponsorizimeve të siguruar nga arbresh.info thuhet se 7  mijë euro janë ndarë për emisionin ‘unë jam top model’.

Emisioni që vite më parë organizohej nga moderatori, Labinot Gashi ka marrë saktësisht 6 mijë e 900 euro.

E ndërmarrja publike sponsorizime të tilla ka realizuar për vite me radhë, 5 mijë euro janë ndarë vetëm për agjencinë e modeleve ‘Kosova models’ i cili organizoi projektin ‘Fashion Week 2009’.

Shumë e ngjashme u nda edhe për Agnesa Vuthaj Associaton, saktësisht 3 mijë e 900 euro për sponsorizonim e Miss Earth 2015 në Vjenë.

Për një spektakël tjetër në vend u pagua edhe fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha. Në të njëjtin dokument thuhet se agjencionit FBA me përfaqësues, Fadil Berishën iu ndanë 2 mijë euro për sponsorizimin e spektaklit Miss Univers Kosova.

Ndërsa gjysma e kësaj shume iu nda Bk Models për sponsorizimin e eventit Vera 2015.

Veç konkurseve të bukurisë, Telekomi i Kosovës ndihmoi që të realizohen edhe konkurse të kreatorëve. Të dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se 4 mijë euro janë ndarë për Gecjan Fashion Group me përfaqësues Ilir Gecin për sponsorizimin e eventit ‘Kreatori më i mirë shqiptar 2008’.

Arbresh.info ditë më parë kishte raportuar se ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës ka ndarë para edhe për sallone të bukurisë.

“Passion” ka marrë plotë 7 mijë e 100 euro, e ndër të tjera thuhet se 3 mijë e 900 euro i kishin ndarë për sponsorizim, 2 mijë për katalog dhe revy dhe 1 mijë e 200 euro për publikim të reklamës Vala.

Salloni që ofron shërbime bukurie për femra dhe për meshkuj këto para i mori në vitet 2008 dhe 2015./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme