Google ADS

Kina pritet ta prezantojë raketën bërthamore që arrin SHBA-në për 30 minuta

12:07 | 29 Shtator 2019
L G

Me rastin e 70-vjetorit të Partisë Komuniste të Kinës, ushtria e këtij shteti pritet të mbajë një paradë të rrallë, ku do të prezantohet arsenali i ri ushtarak, përfshirë një raketë bërthamore, e cila do të mund t’i godiste Shtetet e Bashkuara për 30 minuta.

Raketa e quajtur “Dongfeng 41” është një armë e re në vargun e armëve të reja, për të cilën mediet kineze thonë se mund të prezantohet gjatë paradës për 70-vjetorin e ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste Kineze.

Në mesin e armëve të tjera të reja që pritet të shfaqen në këtë paradë janë edhe një dron supersonik dhe një nëndetëse robotike.

Ndryshe, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës është forca më e madhe ushtarake në botë. Ajo përbëhet nga dy milionë burra dhe gra në uniformë dhe zë vendin e dytë në botë sa i përket shpenzimeve, pas ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se ushtria kineze është duke zhvilluar dhe prodhuar edhe modele të reja të aeroplanëve luftarakë, aeroplanmbajtësen e parë kineze dhe nëndetëse me armë bërthamore.

Në paradën e së martës do të marrin pjesë 15 mijë ushtarë dhe do të prezantohen 160 aeroplanë dhe 580 pajisje të ndryshme ushtarake, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme