Gjykata e Anglisë ka dënuar me burgim të përjetshëm një nënë, e cila akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj në maj të këtij viti.
Sarah Barras pranoi krimin në seancën gjyqësore për vrasjen e dy fëmijëve të saj si dhe kishte planifikuar dhe vrasjen e katër fëmijëve të tjerë.
Së bashku me Sarah ishte dënuar dhe një pjesëtar i familjes së saj për moskallëzim të krimit. Vendimi do të hyjë në fuqi në 12 nëntor të këtij viti. Gjatë seancës gjyqësore nuk u dha detaje mbi vrasjen e vëllezërve në maj.
Sipas asaj që raporton The Sun të dy fëmijët u vranë nga nëna e tyre. Mëngjesin e ngjarjes njëri prej tyre i dërgoi mesazh një shoku të tij se nuk do të shkonin në shkollë përpara se të gjendeshin të vdekur në shtëpinë e tyre në Sheffield.
Tristan 13 vjeç dhe Blake 14 vjeç u përcollën për në banesën e fundit me një ceremoni emocionale të shoqëruar me 300 motorë dhe 2 Lamborghini.
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...
Ambasada e Francës dënon sulmin: Përgjegjësit të dalin para ...