Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se skuadra e tij është duke u përgatitur për të bërë betejë me Interin për titull në Serie A.
Portieri legjendar italian ishte titullar në fitoren e Juventusit 2:0 kundër SPAL të shtunën, duke e regjistruar ndeshjen e 903-të në karrierë në nivel klubi.
Me këtë, ai e kaloi legjendën e Milanit, Paolo Maldinin, që i kishte bërë 902 paraqitje në karrierë, duke u bërë italiani i vetëm me kaq shumë paraqitje.
“Jam shumë i kënaqur, natyrisht. Jam i lumtur dhe krenar që e kam arritur këtë rekord, por edhe më shumë sepse e kam bërë në moshën 42-vjeçare”, tha Buffon.
Interi dhe Juve janë në krye të Serie A, me zikaltrit që kanë dy pikë më shumë se bardhezinjtë dhe fundjavën e ardhshme do të ndeshen kokë me kokë.
Buffon e sheh këtë ndeshje si betejë për titull.
“Natyrisht që është betejë për Scudetto. Ne po luftojmë për titull, por edhe Interi synon ta fitoj Scudetton”, theksoi Buffon.
“I njoh shumë mirë Antonio Conten dhe Beppe Marottan, prandaj e di se në zemrat e tyre ka shpresë. Ata kanë të drejtë të besojnë në shanset e tyre sepse Interi ka skuadër cilësore, e cila e njeh futbollin e vet dhe mund të luftojë për titull deri në fund”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur