Google ADS

Pritja e mrekullueshme e Berishës ndaj Juves

16:06 | 28 Shtator 2019
Arbresh Info

Etrit Berisha ka mbajtur portën e pastër deri në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë mes Juventusit dhe SPAL-it.

“Zonja e Vjetër” kishte një mori shansesh drejtë portës së skuadrës mysafire në stadiumin Allianz pasditen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.

Por, Etrit Berisha me disa pritje të mrekullueshme arriti të mbajë portën e pastër deri në fund të pjesës së parë.

Në fakt, portieri i kombëtaresh shqiptare bëri një pritje të mrekullueshme në minutën e 43′ të ndeshjes duke ndalur goditjen me kokë nga mesfushori kreativ Aaron Ramsey pas një super topi nga Cristiano Ronaldo.

Sidoqoftë, 30-vjeçari nuk arriti të ndalonte edhe goditjen e bukur nga Miralem Pjanic dy minuta më vonë.

Juventusi siguroi epërsinë për 1 me 0 në shtëpi me anë të mesfushorit boshnjak derisa po zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt./arbresh.info/

  • Pritja e Etrit Berishës – 43′
  • Goli nga Miralem Pjanic – 45′

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme