Google ADS

Adelina me dedikim romatik për burrin e saj

15:01 | 28 Shtator 2019
A. B.

Vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun, përkundër viteve dhe prurjeve të veçanta që ka realizuar deri më tani.

Fjala është për Adelina Ismailin, e cila shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej, shkruan portali arbresh.info

Ajo nëpër rrjete sociale gjithmonë ka treguar se është tejet e dashuruar në bashkëshortin e saj Val Krasniqi, këtë e ka  bërë edhe së fundi ku e ka realizuar një foto në veturë duke ia bërë dedikimin më të bukur dashurisë së jetës.

“Ti je gjithçka”, ka shkruar Adelina brenda fotos.

Ndryshe, Adelina është duke e shijuar sukesin e këngës së fundit “Qikat”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Rina Balaj, dhe është përpunim i një prej projekteve të vjetra të saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme