Google ADS

Albin Kurti për herë të parë shoqërohet nga bashkëshortja në fushatë

12:55 | 28 Shtator 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur tubim me qytetarë në qytetin e Podujevës.

Në Llap partia e Albin Kurtit erdhi në ditën e katërt të fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

Në këtë ngjarje veç kandidatit për kryeministër nga VV, Albin Kurti që për herë të parë ishte i shoqëruar edhe me bashkëshorten e tij, këtu janë prezentë edhe shtatë kandidatët tjerë nga kjo komunë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Sabri Kiçmari, kandidati për deputet nga kjo parti gjatë këtij tubimi tha se janë mbledhur në Podujevë për dhënë një fjalë dhe për të lidhur një besë.

“Albin i dashur, Llapi ka thirrur guximshëm para 30 vitesh, por edhe sot 30 vite më vonë Llapi është krenar, i guximshëm dhe i vendosur për të dërguar lajmin siç pati bërë para 30 viteve. Kjo sepse një epokë e re është duke trokitur në derë, epoka kundër korrupsionit, epoka e lirisë dhe epoka e ekonomisë”.

“Ne vend se të mbronin territorin ata i dhanë një pjesë Malit të Zi dhe u bënë gati të jepnin edhe një pjesë tjetër Serbisë, ne nuk do të lejojmë. VV-ja është e vendosur të evitojë me çdo kushte lojën për territore”, tha Kiçmari gjatë fjalimit të tij.

Ndryshe kjo parti gjatë së shtunës do të mbajë tubim edhe në Drenas nga ora 15:00 dhe Han të Elezit nga ora 18:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme