Cesc Fabregas insiston se ish bashkëlojtari i tij te Arsenali, Thierry Henry, do të rikthehet së shpejti në rolin e trajnerit.
Henry ishte personi që e bindi mesfushorin Cesc Fabregas të largohet nga Chelsea sezonin e kaluar për transferim te AS Monaco para se të shkarkohej nga bordi i klubit, transmeton portali arbresh.info.
“Kur unë kam arritur në Arsenal, ai ishte një yll i madh dhe është sjellur në formë fenomenale me mua”, ka thënë fillimisht mesfushori spanjoll.
“Ai më thirri mua për të nënshkruar për Monacon dhe unë doja t’i ndihmoja atij në hapat e parë si trajner. Ai nuk është më me ne por unë nuk pendohem për vendimin tim”
“Ai do të jetë një trajner i mrekullueshëm për shkak të mënyrës se si është duke punuar”, shton Fabregas./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?