Metallica ka shtyrë turneun e paraparë në Australi dhe Zelandë të Re, pasi që vokalisti dhe bashkë-themeluesi i bendit James Hetfield është kthyer në rehabilitim.
Bendi i heavy-metal do të luante koncerte në Perth, Melburnd, Sidnej, Brisbane e Auckland muajin e ardhshëm si pjesë e turneut Worldwired, transmeton portali arbresh.info.
Shokët e bendit Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo konfirmuan anulimin në Twitter.
Ata thanë: “Siç e dini shumica prej jush, vëllai ynë James është duke luftuar me varësi prej shumë vitesh.
“Ai tani, për fat të keq, është dashur të rihyjë në një program trajtimi për të punuar përsëri për shërimin e tij.
“Ne synojmë plotësisht të arrijmë në pjesën tuaj të botës, sa më shpejt që të lejojë shëndetësia dhe orari.
“Edhe një herë, ne jemi të shkatërruar që kemi bezdisur kaq shumë prej jush, veçanërisht tifozët tanë më besnikë, të cilët shpesh udhëtojnë në distanca të mëdha për të përjetuar shfaqjet tona.
“Ne e vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj për James dhe, si gjithmonë, ju falënderojmë që jeni pjesë e familjes tonë Metallica”./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj