Avokati i Popullit gjatë ditës se djeshme ka parashtruar padi kundër KQZ-së, për diskriminim gjinor ndaj grave në listat e kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Se a ka gjasë që ky vendim i gjykatës t’i bëjë listat e pavlefshme dhe KQZ t’i shtyjë zgjedhjet, politologu Ramush Tahiri, thotë se nuk është e mundur, pasi që siç thotë ai në bazë të ligjeve ekzistuese në paraqitjen 30% nuk ka diskriminim të grave në listat e kandidatëve për deputetë.
“Unë me njohuri të mia nuk besoj që ka mundësi sepse avokati i popullit e shpreh shqetësimin e caktuar dhe argumente në prezantim, por nuk konsideroj në lista në bazë të ligjeve ekzistuese me paraqitjen 30% ka diskriminim ndaj grave”, është shprehur Tahiri për arbresh.info.
Ndërsa njohësi i çështjeve të politikës, Blerim Burjani ka thënë se problemi është tek Kuvendi i Kosovës që po bënë ligje të cilat nuk po zbatohen në praktikë.
“Gabim është ligji 50% është i qartë 30% çdo i treti në listat e partive duhet të jetë femër, deri në listën prej 60 kandidatëve çdo e treta në listë duhet të jetë femër, mbi 60 nuk ka nevojë më shumë të ketë apo të respektohet kuota sepse përmbushet deri në 60 kandidatë në listë, Kosova është shtet i rrallë që ka kuotë gjinore në lista, ka ide qe kjo të bëhet 50% , ligji për barazi gjinore e thotë 50% duhet t e jetë femra prezantuar është plotësisht i pa zbatueshëm edhe në institucione publik madje për private s’ka asgjë prej kësaj teme. Duhet te dihet një çështje ligji duhet me reflektu vullnetin e jo dëshirën, nuk bëhet ligj sipas dëshirave dhe të mos zbatohet asnjëherë, pra Kuvendi i shtetit është përgjegjës për këto gjëra, qe bën ligje që nuk zbatohen”, ka thënë Burjani për arbresh.info.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktojë edhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka por që e njëjta nuk ka qenë e qasshme.
Ndërsa sa i përket ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës thotë kështu:
Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, neni 6 [Masat e veçanta], paragrafi 8:
“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.”
Neni 14 [Partitë politike]:
“Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji.”/arbresh.info
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...