Google ADS

Demokratët i kërkojnë Pompeos t’i dorëzojë dokumentet e Trumpit lidhur me Ukrainën

09:52 | 28 Shtator 2019
Arbresh.info

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është urdhëruar nga Demokratët të dorëzojë dokumentet që kanë të bëjnë me kontaktet e administratës së Trumpit me Ukrainën.

Në një letër, krerët e tre komiteteve kanë thirru Pompeon të çojë dokumentet brenda javës, transmeton portali arbresh.info.

Kjo është masa e fundit në procedurat e përshkallëzimit të shpejtë të hetimit kundër Presidentit Donald Trump.

Ai është duke u hetuar për pretendimin e presionit të presidentit të Ukrainës për të hetuar rivalin demokrat Joe Biden.

Në një zhvillim të veçantë të premten, i dërguari i posaçëm i SHBA për negociatat në Ukrainë, Kurt Volker, dha dorëheqje, njoftojnë media amerikane.

Trump ka mohuar të ketë ushtruar presion ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në një telefonatë në korrik, kur Z. Biden po drejtonte sondazhet për të fituar nominimin Demokratik për garën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2020.

Trump ka pretenduar se Z. Biden bëri presion për shkarkimin e prokurorit ukrainas Viktor Shokin në vitin 2016 për të mbrojtur një biznes që punonte djali i tij, Hunter Biden./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme