Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.
Vizitat janë planifikuar të zhvillohen ne periudhën nga data 1 deri më 6 tetor.
Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Pompeo do të zhvillojë takime me udhëheqësit e këtyre dy vendeve të Ballkanit.
Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Pompeo do të vizitojë edhe një manastir në qytetin e Ohrit.
Ndërkaq në Itali, përveç takimeve me udhëheqësit shtetëror, Pompeo do të vizitojë edhe qytetin e Abruzzos, ku e kanë pasur shtëpinë paraardhësit e tij.
Në Vatikan, sekretari Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium të organizuar nga SHBA-ja dhe Selia e Shenjtë, me organizatat religjioze.
“Pompeo do të ketë edhe një audiencë private me Papa Françeskun”, thuhet në njoftimin e departamentit të Shtetit.
Vizita e sekretarit Pompeo në disa vende të Ballkanit bëhet pak javë pasi ai e emëroi Matthew Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor./rel
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...