Google ADS

Përse nuk duhet t’i merrni pilulat e shtypjes së gjakut në mëngjes

01:49 | 28 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Më shumë se 30 milionë njerëz marrin medikamente çdo ditë.

Megjithëse nuk është e precizuar koha e ditës kur duhet marrë, një studim i ri shkencor ka siguruar përgjigjen konkrete.

Kronoterapia – mënyra se si ora e trupit ndikon në efikasitetin e medikamenteti, thuhet të jetë çelësi që të sigurojë përfitimet maksimale të pilulave.
Një studim i ri holandez zbuloi se marrja e holluesve të gjakut siç është aspirina gjatë natës, e jo në mëngjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes së zemrës dhe goditjes në tru përgjysmë.

“Ora e trupit kontrollon shumicën e proceseve fiziologjike”, deklaroi Dr. Robert Dallmann, profesor asistent në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Warwick-ut.

“Ato determinojnë se kur të jemi aktiv, kur të pushojmë dhe si i metabolizojmë medikamentet. Si rezultat, disa medikamente më së miri është të merren gjatë natës”, potencoi tutje Dr. Dallmann.

Pacientët që marrin tableta të shtypjes së gjakut para gjumit, shohin një rënie më të theksuar, në krahasim me ata që i marrin në mëngjes, sipas studimit në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme