Google ADS

Kushërinjët që ishin ndarë si fëmijë gjatë Luftës së Dytë Botërore, takohen pas 75 vitesh

00:40 | 28 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Kushërinjtë hebrenj që u rritën si miq të fëmijërisë në Rumani, para se të ndaheshin gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë ribashkuar pas 75 vitesh.

Që të dy e mendonin njëri-tjetrin të vdekur, transmeton portali arbresh.info

Morris Sana, tani 87 vjeç dhe Simon Mairoëitz, tani 85 vjeç, u filmuan duke i dhënë njëri-tjetrit një përqafim të përlotur në Tel Aviv, Izrael.

Sana që jeton në Izrael, shërtheu në lot kur takoi kushëririn e tij, i cili jeton në Mbretëri të Bashkuar.

Herën e fundit që të dy burrat panë njëri-tjetrin ishte derisa po jetonin në Rumani dhe u ndanë gjatë në kryengritje fashiste.

Kryengritja ndodhi në vitin 1940, por nuk dihet saktësisht kur dyshja iku jashtë vendit.

Të dy arritën të shpëtojnë me familjet e tyre të ndara, por që asnjëri prej tyre nuk kishte ndonjë ide që tjetri kishte mbijetuar, njofton People.

Mëqe nuk kishin marrë asnjë lajm nga njëri-tjetri, të burrat supozuan se tjetri ishte vrarë në një kamp përqendrimi diku në Europë.

Takimi ndodhi pasi vajza e Sana filloi të lidhej me kushërinjtë e saj të humbur në Facebook dhe në këtë mënyrë të burrat e kuptuan për njëri-tjetrin që ishin gjallë.

Rreth 380 mijë hebrenjtë humbjën jetën në Rumani, si rezultat i luftimeve mes trupave naziste dhe ruse.

Dhjetëra mijëra të tjerë e humbën jetën nëpër kampe përqendrimi, ndërsa ata që mbijetuan iu nënshtruan kushteve të ashpëra, përfshirë punën e detyruar.

Në një raport qeveritar të Rumanisë në vitin 2004 thuhet se ‘nga të gjithë aleatët e Gjermanisë naziste, Rumania mban përgjegjësi për vdekjen e më së shumti hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore’./arbresh.info/

Të ngjashme