Refiqe Tërnava: Pacolli ofron alternativë dhe zgjidhje konkrete

00:29 | 28 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Refiqe Tërnava, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka marrë pjesë në tubimin e koalicionit në qytetin e Mitrovicës.

“E nderuar të marr pjesë në tubimin e rradhës të organizuar nga koalicioni AKR-Nisma-PD në qytetin e Mitrovicës” shkroi ajo.

Tërnava tutje shtoi se Pacolli i ofron Kosovës alternativë dhe zgjidhje konkrete për Kosovën.

“Në këtë tubim, Presidenti Pacolli shpalosi vizionin e tij për zhvillimin e Mitrovicës dhe të Kosovës në përgjithësi, duke ofruar një alternativë e cila di si t’i qaset problemeve dhe të ofrojë zgjidhje konkrete.” Shkroi Tërnava./expres/

https://www.facebook.com/RefiqeTernavaOfficial/posts/2179981658966154

Të ngjashme